Soreca thirrje për dialog mes partive: "Nuk ka kohë për të humbur"
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar menjëherë lidhur me deklaratën të dhënë përshtyp nga Këshilli Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori i BE-së thotë se "Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë".

Soreca thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Ai kërkon rinisjen urgjent të dialogut mes palëve politike për të kapërcyer krizën dhe për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

"Nuk ka kohë për të humbur," përfundon Soreca.
Shtuar më 18/06/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori