Soreca: Kini besim, negociatat do çelen së shpejti
Ambasadori i BE në Tiranë, ditën e sotme ka vëndosur të japë një mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke shkuar pranë ambjenteve të gjimnazit Petro Nini në kryeqytet.

Soreca nuk ngurroi tu bënte thirrje të rinjve të kenë shpresë dhe besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE dhe një vend më i mirë.

"Ju keni nje pergjegjesi te madhe mbi shpatulla. Sepse ju i perkisini Shqiperise, ashtu sikurse Shqiperia ju perket juve. Kini besim te Shqipëria, vazhdoni te besoni ashtu siç kam unë besim tek vendi juaj dhe vazhdoni te keni besim se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Së shpejti, besoj qe vertet shume shpejt, do të celen negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj qe uje e them gjithmone, eshte familja juaj natyrale, familja evropiane. Ju jeni e ardhmja e BE. Ndaj duhet të jeni qytetarë më të mirë te mundshem jo vetem të Shqipërisë por edhe të BE", tha Soreca.


Shtuar më 16/09/2019, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori