Soreca-Çuçit: Të bëhet sa më shpejt vlerësimi i dëmeve
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Lugi Soreca ka kërkuar që të nisë menjëherë vlerësimi i nevojave të pas tërmetit.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin Bledi Çuçi, se bashku me UNAlbania dhe me përfaqësues të Bankës Botërore, Soreca ka theksuar se duhet të planifikohet si duhet përpjekjet për rindërtim.

“Sot zhvillova një takim me Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me UNAlbania dhe WorldBank, për të filluar me shpejtësi përgatitjen e Vlerësimit të Nevojave të Pas-Fatkeqësisë (PDNA). Është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve.”- shkruan Soreca.

Shtuar më 06/12/2019, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori