Partia Socialiste ka organizuar sot një sondazh ku sipas saj fitues për bashkinë e Tiranës është Edi
Rama. Deputeti i PS-së Besnik Dervishi, deklaron se në bazë të një
sondazhi të realizuar ditën e sotme, Partia Socialiste rezulton fituese.
Në 1500 persona, të cilët kanë qënë pjesëmarrës sot nëpër qëndrat e votimeve, janë pyetur se për kë kanë
votuar, duke iu referuar kryetarëve të Bashkisë dhe për kë subjekt partiak kanë
votuar.
Sipas PS-së rezultate janë:
Edi
Rama fiton me 53%
Lulzim Basha, 42%
Hysni Milloshi me 1.5%
Subjektet partiake:
Aleanca për të Ardhmen: 48% dhe
Aleanca për Qytetarin 41%
Shtuar më 08/05/2011,
ora 21:22