Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Solli në jetë foshnjën, por vdiq dje nga COVID-19, mjeku sqaron ngjarjen e rëndë
Ditën e djeshme, një 32 vjeçare gjeti vdekjen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për shkak të COVID-19.

Ana Rapushi e lindi fëmijën në fillim të shkurtit ndërsa mjekët u detyruan që të bënin lindje të parakohshme të foshnjes për shkak se gjendja e së ësmë ishte tepër e rëndë dhe ndodhej në intubim.

Në lidhje me rastin ka folur edhe gjinekologu Rezart Ajazi, i cili ndër të tjera tha se operacioni për lindjen e foshnjes u krye në kohë rekord.

Mjeku gjinekolog Rezart Ajazi tha:

Rasti ishte sfidë sepse gjendja e saj ka qenë e rënduar pasi ishte në intubim. Duhej të veproje shumë shpejt. Gjithë operacioni ka zgjatu 30-40 minuta, ndërsa bebja u nxor për dy minuta. “

Gjatë gjithë kohës më pas u interesuam për mbarëvajtjen porsraminatore, shkoi çdo gjë mirë pasi nëna u çintubua, madje kërkoi dhe fëmijën e saj.

Më pas vetën agravimi i kësaj sëmundje solli fatalitetin. Shumë teori të mjekësisë kjo sëmundje i ka lënë në pozita të vështira”, tha Ajazi. Unë sot jam pas një shërbimi 24 orësh dhe kam operuar dy nëna që ishin me Covid 19. Janë mbi 25 raste që janë trajtuar në spitalin tonë që kanë shkuar shumë mirë. Por rasti i 32-vjeçares së intubuar në gjendje të rëndë dhe shumë kritike për jetën siç edhe u tregua më pas nuk kemi pas. Ka qenë sfidë për ne.

Shtuar më 23/02/2021, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori