Inzaghi për Brozovic: Më ka befasuar në 48 orët e fundit, por nuk do të jetë titullar me Juventus

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Juventusit, trajneri zikaltër Simone Inzaghi foli për gjendjen e Marcelo Brozovic.

“Brozovic është një lojtar shumë i rëndësishëm në ekipin tonë, në këto dy ditë ai më ka mahnitur shumë për mënyrën se si po përgatitet. Aiu ka qenë jashtë për gati 40 ditë, është shumë, por ai ka punuar shumë mirë.

Nuk mendoj se do të jetë titullar, por do e nisë nga stoli dhe do të shohim si do të shkojë ndeshja. Ai është një lojtar i rëndësishëm, thelbësor për ne si Lukaku, për fat të mirë mungesa e tij nuk u ndje shumë, sepse Calhanoglu e ka mbuluar shumë mirë rolin e tij”, është shprehur Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2022 16:19