S*ks për 3 mijë lekë! Punëtorja zbardh skemën e p*ostitucionit në qendrën e masazhit
Në Gjykatën e Tiranës ka përfunduar i pandehur administratori i qendrës estetike “M*** C****”, e ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani”, në Tiranë. Shtetasi me inicialet M. M., është akuzuar për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, bashkë me shtetasen A. D., e akuzuar për “Prostitucion”. Kjo e fundit e punësuar në qendrën estetike të lartpërmendur, por që aty ofronte për klientët edhe shërbime seksuale.

Gjatë gjykimit të çështjes, administratori M. M., nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria, duke thënë para gjykatës së nuk kishte dijeni se çfarë bënin punonjëset. Nga ana tjetër, shtetasja A. D. ka pranuar se ka ushtruar prostitucion kundrejt një pagese ekstra në qendrën estetike ku ishte punësuar dhe se këtë gjë ajo e bënte për arsye ekonomike.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm administratorin e qendrës estetike, shtetasin M. M., ndërsa shtetasen A. D. e ka dënuar me 2 muaj burg. Dënim ky i konvertuar më pas në 4 muaj Shërbim Prove. Por si u zbuluan shërbimet ekstra që ofroheshin në qendrën “M*** C****”.

VENDIMI I GJYKATES

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazeta “Panorama”, thuhet se në datën 01.06.2018, rreth orës 19.00, në këtë qendër estetike është futur për të bërë masazh, personi me inicialet A. H., i autorizuar nga prokurori për kryerjen e veprimeve simuluese.

Masazhi i tij është kryer nga e pandehura A. D., dhe personi i autorizuar ka regjistruar gjithë komunikimin “audio” që ka pasur me të. Nga tërësia e komunikimit midis tyre, rezulton qartë që e pandehura A. D. kundrejt një pagese i ka ofruar personit të autorizuar shërbimin seksual të “s**** g****”, të cilin më pas e ka realizuar plotësisht.

Gjithashtu nga biseda ndërmjet tyre rezulton ndër të tjera se e pandehura është pyetur nga personi me inicialet A. H. në lidhje me pagesën e masazhit dhe ajo i është përgjigjur se kushton 3.000 lekë/orë dhe se pagesa kryej po tek ajo.

Pasi ai i ka bërë me dije se dëshironte t’i linte një kafe, pra pagesë shtesë përveç tarifës së masazhit, ajo i është përgjigjur se kur lë më shumë lekë te recepsioni thonë pse ky ia jep këto lekë, pse lë më shumë, ndaj klientët pagesat i lënë gjithmonë në dhomat ku ofrohet shërbimi.

KONTROLLI NË QENDRËN ESTETIKE

Në datën 19.09.2018, rreth orës 15:30, punonjësit e Policisë kanë shkuar për kontroll në ambientet e qendrës estetike “M*** C***” dhe në ambientet e saj janë gjetur punonjëset K. B., A. D., E. B., dhe J. Gj. Nga kontrolli dhe këqyrja e ambienteve të brendshme të qendrës, në një nga dhomat janë gjetur gjashtë prezervativë të paketuar, të pahapur me mbishkrimin “D****”. E pandehura A. D., e pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, ka shpjeguar ndër të tjera se kishte filluar punë në qendrën e masazhit “M*** C****”, para rreth dy muaj e gjysmë. Ajo është takuar me pronarët e qendrës, shtetasit M. dhe E. M., të cilët i kanë shpjeguar se masazhi iu bëhej klientëve me mbathje njëpërdorimshme dhe me peshqir. Ky masazh bëhej në gjithë trupin dhe masazhet kushtonin 1150 lekë/ora, ku ajo përfitonte 400 lekë muajin e parë të punës dhe 500 lekë muajin e dytë, ndërkohë që ka mundur të gjejë klientë, pasi me gjithçka merrej M.

Deklaruesja ka pranuar se u ka ofruar s*** o*** dhe ka ma****ar klientët që shkonin në qendrën e masazhit. Në vijim të hetimit, e pandehura A. D., është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime ku ka konfirmuar ndër të tjera se ka kryer disa herë s*** o*** dhe ka ma****ar klientët që vinin në qendrën estetike “M*** C****”. Klientët telefononin M. dhe ai planifikonte oraret, të cilat ia thoshte me telefon asaj.

Klientët e siguruar nga M. pasi vinin në qendrën e masazhit kur kërkonin që përveç masazhit t’u ofrohej s*** o*** ose ma****im, paguanin edhe për masazhin, edhe për shërbimin seksual.

Ajo ka deklaruar se nuk e kishte diskutuar ndonjëherë me M. këtë fakt pasi i vinte turp dhe ka qenë thjesht një marrëveshje në heshtje midis saj dhe klientit…”. Në deklarimet e datës 11.07.2019, e pandehura A. D., pasi ka dëgjuar regjistrimin e bisedës midis punonjësit të autorizuar dhe një punonjëse të qendrës, ka konfirmuar se kishte qenë pikërisht ajo punonjësja që kishte realizuar komunikimin me klientin”.

SI PUNËSOHESHIN VAJZAT

Gjatë hetimeve është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin shtetasja K. B., e cila ka shpjeguar ndër të tjera se prej 5 muajsh është e punësuar në qendrën e masazhit “M*** C****” dhe këtë vend pune e ka gjetur nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa në intervistë për punën e ka marrë i pandehuri M. M.

Klientët i kanë kërkuar t’u ofrojë shërbime seksuale kur iu bënte masazh, por ajo i ka refuzuar. Pronari i qendrës është M. M., i cili ia u ka bërë të qartë se do t’i pushonte nga puna nëse do të bisedonin se çfarë bëhet në qendrat e masazhit. Pronarët e qendrës nuk i kishin kërkuar në mënyrë direkte që t’u ofronte shërbime seksuale klientëve, por i kanë thënë se klienti duhet të ndihej i kënaqur.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se në një moment i pandehuri M. M. i ka thënë asaj që “nëse klienti i kërkon shërbime ekstra si ma****im ose s*** o***, ti bëje njëherë se nuk të gjen gjë”, por ajo ka refuzuar. Më pas, ai ka vazhduar duke i thënë se “nëse do vazhdojë mos t’i kënaqë klientët, nuk do ta ketë të gjatë në këtë punë”./panorama
Shtuar më 24/11/2020, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori