“S’kisha pirë aq shumë”, në pranga shefi i Policisë në Kuçovë
Shefi i policisë në PatosFierit ka rënë në pranga ditën e djeshme pasi ka shkaktuar një aksidnt masiv, duke përplasur 3 makina.

Fatmirësisht nga vendi i ngjarjes nuk është raportuar për të plagosur.

60-vjeçari Flamur Veliu, banues në qytetin e Lushnjës, u arrestua nga kolegët e tij pasi dyshohej se kishte shkaktuar aksident për shkak të gjendjes së dehur.

Policia e Fierit deklaron se shkak i aksidentit mund të jetë bërë gjendja e dehur e shefit të Komisariatit Patos.

Ndërkohë, vetë Veliu ka thënë për kolegët se nuk kishte pirë aq sa të mos kontrollonte mjetin. Aksidenti sipas tij ka ndodhur për shkak të fluksit të mjeteve në atë rrugë dhe parakalimeve të shpejta, çka ka krijuar kaos në trafik në çastin e përplasjes.

Por pavarësisht justifikimit të tij te kolegët në Fier, këta të fundit me ndërhyrjen e SHÇKB-së i kanë komunikuar ndalimin.
Shtuar më 01/10/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori