“Skifteri” shqiptar kapet mat pas të qarave të fëmijës
E qara e një fëmijë është bërë shkak për arrestimin e dy grabistësve në itali.

Ata të dy vidhnin masivisht parkingjet e makinave në kryeqytet. Efektivët e policisë prej kohësh po i ndiqnin.

Bëhet fjalë për një rumun 21-vjeç dhe për një shqiptar 25-vjeç. Të dy bashkë ishin kthyer në makth për qytetarët.

Por sot këta të dy hajdutët kanë rënë në pranga të policisë falë të qarave të një fëmijë. Efektivët me të dëgjuar të qarat e fëmijës janë ndalur dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi.

Në atë moment shqiptari dhe rumuni janë kapur mat nga efektivët, pasi po grabisnin banesën.
Shtuar më 16/10/2017, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori