I japin fund beqarisë, Armina Mevlani poston klipin nga dasma me Shkëlzen Berishën (VIDEO)

Ceremonia e kurorëzimit të dashurisë midis Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit po mban të mbërthyer rrjetin gjatë mbrëmjes së sotme, teksa fragmente videosh dhe fotosh tregojnë një organizim madhështor.

E teksa pamjet e vallëzimit të parë të çiftit të ri u bënë publike, vetë blogerja është kujdesur që të publikojë në Instagram, klipin e hyrjes së saj dhe Shkëlzenit në cermoni.

Kujtojmë se dasma e sotme është një kurorëzim i një lidhje dashurie mes të dyve që zgjat prej 10 vitesh tashmë.


Shtuar 25.09.2022 21:50