Skënder Gjinushi flet si pornostar: Gazetare, je e eksituar (VIDEO)
Skënder Gjinushi, kandidati i vetëm në garë, është zgjedhur sot Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në votim morën pjesë 43 anëtarë: 32 ishin të pranishëm në sallë, kurse 11 akademikë votuan me postë. Akademiku Artan Fuga qe i vetmi që nuk votoi dhe e denoncoi me forcë, kandidaturën e Gjinushit si njeri i zgjedhur politikisht.

Gjinushi iu shmang pyetjeve të bëra nga gazetarët. ‘Mos bëni pyetje që s’marrin përgjigje’, tha kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, i cili ne fjalen e tij theksoi se ‘ishte ne te njejten linje me Edi Ramen’. Ne fund ai i ka thene nje prej gazetareve e cila drejtoi nje pyetje dhe i eshte drejtuar me nje gjuhe rruge:”Je shumë e eksituar, shko mjekohu.”

Ndërsa gazetarja ia kthen, “Kujdes me gjuhën ti zotëri se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. I paedukatë!”.

Kujtojmë që Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë me 35 vota pro, ndërsa kandidonte i vetëm në garë.
Shtuar më 24/05/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori