EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari”, dënohen me burg dy shqiptarët në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar nga drejtësia angleze me 20 muaj burg, pasi u kapën në një ‘fermë’ kanabisi.

Mësohet se të dënuarit janë Indrit Balliu, 31 vjeç dhe Fatjon Tarja, 32 vjeç. Sipas mediave britanike, ata kanë shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme.

Shqiptarët ishin arrestuar më më 27 prill në Bangor, gjatë një operacioni policor. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Balliu dhe Tarja tentuan të arratiseshin nga pjesa e pasme e ndërtesës, por pa sukses.

Ndërkohë, para se të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, Balliu fillimisht ka punuar në një lavazh makinash, ndërsa Tarja ka punuar vetëm në rritjen e kanabisit.

 


Shtuar 4.07.2023 19:51