Mësuesit shqiptarë ankohen sërish për tekstet mësimore në gjuhën shqipe.
Ata thonë se në tekste ka
gabime të shumta, deri në ato më skandalozet.
“Sa është i drejtë dënimi për neve, kur Ministria e Arsimit dhe shkencës (MASH), është ajo e cila na dha librat skandaloz dhe na bëri testimin të mbushur me
gabime. A duhet të dënohemi ne apo MASH-i për këtë lëshim trashanik të cilin tani më pesë vite nuk e
rregullon”, tha mësuesi Fatmir S. për Portalb.
Një rast i paprecedent është ai ku
flamuri i Kosovës shënohet sikur të jetë
flamuri i Greqisë.
Kjo, sipas mësuesve i huton fëmijët dhe ata ndihen të pasigurtë në atë që mësojnë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 10:04