Skandaloze, Afrim Qendro fut në kurth dhe shpërndan në media dokumentet e banorëve të Unazës së Re
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur sot, kur ishte ndezur protesta e banorëve të
Unazës së Re. Si me magji, në
media u shpërndanë dokumente me të dhëna personale të njërit prej protestuesve të
Unazës së Re, të cilat ai i kishte dorëzuar me mirëbesim në një institucion shtetëror.
Mirëpo, punonjës të këtij institucioni, në mos vetë drejtori e prenë në besë dhe ia shpërndanë
dokumentet në
media me qëllime propagande.
Çfarë ndodhi?
Gjatë ditës së sotme,
Flori Protoduari është paraqitur në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar me një dosje me dokumente, të cilat i ka dorëzuar aty me qëllim marrjen e kompensimit financiar nga shpronësimi i pronës në Unazën e Re.
Në dosje gjendeshin Certifikata e Pronësisë, harta që tregon planvendosjen e pronës, Kartela e Pasurisë, një kërkesë për shpronësim me numër telefoni si edhe një numër IBAN.
Në çdo vend të botës, po ashtu edhe në Shqipëri, këto të dhëna konsiderohen konfidenciale dhe mund të ndahen vetëm mes punonjësit të institucionit publik/ privat me të cilin qytetari ka të bëjë si edhe vetë qytetarit me pëlqimin e këtij të fundit.
Asesi, dokumente të tilla nuk mund të publikohen në publik nga institucionet që i posedojnë.
Mirëpo, ARRSH nuk e çau kokën fare për këtë fakt.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por
dokumentet u rrodhën në
media menjëherë pasi
Flori Protoduari doli nga takimi me kreun e ARRSH-së Afrim Qendro, të shoqëruara edhe me një foto të bërë fshehurzi me celular ndërkohë që qytetari po fliste me Qendron.
Në kushtet kur prona privat dhe publike grabitet në mes të ditës, ndoshta kjo shkelje mund të cilësohet minimale, megjithatë nëse do të ishim një vend normal, ARRSH do të duhej të jepte përgjigje sot se si ndodhi që
dokumentet e besuara nga
Flori Protoduari dolën menjëherë në
media. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018,
ora 07:09