SKANDALI/ Si i gënjeu Kryeministria publikisht shqiptarët për Linda Ramën (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha publikoi një video ku pretendonte se bashkëshortja e kryeministrit Rama Linda Rama ishte filmuar duke hipur në një charter privat në Rinas.

Berisha nuk vërtetonte dot nëse gruaja që hipi në charter ishte Linda Rama duke bërë që kryeministria të reagonte publikisht duke sulmuar më shumë portalet që publikuan lajmin se sa vetë ish-kryeministrin.

"Sot (dje sh.r) ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë", ishte reagimi zyrtar i Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë për videon në fjalë.

Por, nisur nga debati dhe akuzat që shpërthyen mes tyre, Albeu.com nisi të bëje vetë një verifikim për të konfirmuar apo hedhur poshtë pretendimin se Linda Rama kishte fluturuar me një charter privat më datë 9 korrik 2018 nga Rinasi.

Nga verifkimet e bëra prej Albeu.com rezulton se charteri me nr."TC-ASL" ku është filmuar të hipë Linda Rama më datë 9 korrik është pikërisht avioni privat me të cilin ka udhëtuar vetë kryeministri Rama, po në të njëjtën datë nga Rinasi për në aeroportin Esenboga të Ankarasë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Erdogan.

Rama u pa të zbriste nga i njëjti charter, Bombardier Challenger CL-604 me numër "TC-ASL" në Ankara. (Shiko fotot dhe videon që shoqërojnë lajmin).

Në një video të siguruar më vonë, Albeu.com konfirmoi se Linda Rama, gjithashtu zbriti pak sekonda pas bashkëshortit të saj nga charteri Bombardier Challenger CL-604 me numër "TC-ASL" në aeroportin Esenboga të Ankarasë duke qendruar disa metra pas tij.

Gjithashtu, konfirmohet se në videon e publikuar dje në rrjetet sociale, gruaja që hipën në charter është pikërisht Linda Rama dhe janë në momentin kur po nisen nga Rinasi më datë 9 korrik 2018 për t'u filmuar dy orë më pas në Ankara.

Kështu, duket qartë që me reagimin e djeshëm, Kryeministria ka gënjyer publikisht mediat si edhe opinionin publik. /albeu.com/

NE VIDEO DUKET MOMENTI KUR LINDA RAMA ZBRET NGA CHARTERI NE ANKARA ME DATE 9 KORRIK 2018
Shtuar më 16/08/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori