SKANDALI/ Shqipëria u prezantua si krahinë turke në Gjermani
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit Shqipëria është prezantuar si krahinë turke në panairin më të madh të turizmit në botë, siç është ai i Berlinit.

Qytetari shpjegon se në panairin më të madh të turizmit botëror në Berlin, turistët duhet të kalojnë pavionin e Turqisë dhe bizneseve private të këtij shteti për të arritur në Shqipëri.

“Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??”- shkruan qytetari.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Shqiperia ne panairin e Berlinit paraqitet si rajon i Turqise! Miq, ëhere about in Turkey is this region “Albania”? “Ku eshte ne Turqi rajoni i Shqiperise?” Kjo ishte pyetje qe benin mijra te huaj qe vizitonin pavjonin e Turqise ne panairin me te madh boteror te Turizmit ne Berlin.

Pershendetje z Berisha.
Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll. Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se “e ka prioritet” turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.

Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?
Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj.

Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??
Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.

Në vijimësi të vëllazerisë së pandarë Erdogan-Rama, mos vallë kjo është në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të fshehtë mes dyshes së sipërpërmendur per ta prezantuar Shqipërinë si pjesë të Turqisë apo një protektorat të saj?

Z. Rama, kush ka paguar per stendën e Shqipërisë në panair? Ka paguar vëllai jot turk, apo taksapaguesit shqiptarë që duan që vendi i tyre të paraqitet nëpër botë si shtet i pavarur e me dinjitet dhe jo si provincë e një shteti tjetër?!

Nëse ka paguar Erdogan, bëjeni publike dhe tregojini shqiptarëve pse e ka bërë dhe se çfarë i keni dhënë atij në shkëmbim?

Përveç vasalitetit, mos vallë i keni dhënë një tjetër koncesion…nga dhjetëra të dhëna deri tani???

Ps.Ju lutem shikoni videon dhe fotot që denoncojnë skandalin dhe shpërndajeni!
Shtuar më 13/03/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori