Skandali në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër/ Drejtoresha: Pamje të manipuluara
Referuar publikimit të pamjeve nga emisioni investigativ “Stop”, ku personat në Qendrën Rezidenciale të zhvillimit në Shkodër mbaheshin të lidhur me zinxhirë, një prononcim ka ardhur edhe nga drejtoresha e kësaj qendre, Juliana Cepi.

Ajo i ka quajtur pamjet të manipuluara ndërsa ka nënvizuar se situata është ndryshe në këtë qendër nga ajo çfarë është transmetuar në ekran. Nga raportimet, mësohet se deklarata e saj u bë 2 orë para arrestimit të sotëm. /albeu.com/


Shtuar më 01/06/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori