Skandali në Janinë, akuza zyrtare nga gazeta e opozitës (FOTO LAJM)

E gjithë kupola e lartë e mazhorancës ka nisur prej disa ditësh punën për shpëtimin e Agim Kajkamut, kryebashkiaku i Rilindjes, i cili rezultoi se kishte probleme me drejtësinë në Greqi.

Edi Rama, Gramoz Ruçi e kanë bërë gati planin për të shpëtuar Kajmakun e sotëm nga emri i dikurshëm Jorgo Toto, i cili duhet ta vërë pas hekurave.

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike “RD” hapet nesër pikërisht me këtë lajm.

Sipas saj, kryeministri Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun- orgo Toton

Një burim pranë gjykatësJaninës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të GjykatësJaninës për të nxjerrë “të pafajshëm”, kryebashkiakun e inkriminuar të Vorës.

Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator.
Shtuar më 07/09/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori