Skandali me tenderat, dalin para GJKKO 3 zyrtarët e OSHEE-së
Bëri jo pak bujë afera korruptive në zyrat e OSHEE e zbuluar nga SPAK.

Ditën e sotme në GJKKO, ka nisur vlerësimi i masës së sigurisë për dosjen e korrupsionit me tenderin e OSHEE për 4 zyrtarët, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro.

4 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano në Itali, dhe përfituan një ryshfet që shkon deri në 132 mijë euro. Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Aktualisht në pranga janë lënë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, në arrest shtëpie janë Athinta Papa, Irma Derhiri, ndërsa Albana Ferraj, ish drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE është ende në kërkim. Albana Ferraj akuzohet për korrupsion pasiv, ku SPAK ka dhënë ndaj saj "Arrest me Burg".

Bushati dhe dy zonjat janë paraqitur në Gjykatë. SPAK kërkon lënien në fuqi të masave dhe i dërgon shkresë policise që kur Ferraj te paraqitet ne Shqiperi te arrestohet.

Shtuar më 21/10/2020, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori