Skandali i pingpongut, prokuroria dërgon dosjen në gjykatë
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatën e Tiranës dosjen për ish-kampionin e pingpongut i cili ka detyrën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Pinpongut i Arben Sorra cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentash.


Sipas Top Channel Sorra së bashku me shtetasit Fotaq Koçi dhe Clirim Sukaj në bazë të përgjimeve telefonike po tentonin të dërgonin në mënyrë klandestine shtetas shqiptarë në Kanada kundrejt një pagese prej 5 mijë eurosh deri në 6 mijë euro.

Sipas prokurorisë duke shfrytëzuar një kampionat ndërkombëtar të pingpongut i cili zhvillohej në gusht të vitit të kaluar ata do të çonin këtë persona duke i paisur me dokumenta të cilët i identifikonin ata si sportisët. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2012, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori