Skandali i Panamasë/Manjani: Do të bëjmë ligj për kompanitë offshore
Ministri Manjani ka deklaruar sot se do të propozojë që të ndërmarrin nisma për kompanitë offshore, që ka të bëjë me deklarimin e aksionerëve të kompanive që investojnë në vendin tonë.

Kjo lidhet me skandalin botëror të Panamasë, ku në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur janë edhe kompani dhe biznesmenë shqiptarë.

"Për të realizuar këtë gjë, u shpreh ministri, do të ndiqet modeli gjerman që ka implementuar një ligj të tillë që kompanitë me llogari offshore, duhet të bëjnë publikë emrat e aksionerëve".

I pyetur nëse ka politikanë shqiptarë të përfshirë në skandalin e Panamasë, Manjani deklaroi se nuk ka dijeni për këtë.

Ai më tej shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë në hetimet për skandalin botëror që ka prekur edhe Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2016, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori