Institucioni i rëndësishëm i shtetit, AKEP punëson persona kundrejt pagesës që jepet nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë. Kjo është zbuluar nga një kamerë e fshehtë e vendosur nga emisioni “
Stop” ku tregohet qartë se çfarë ndodh me
institucionet e rëndësisë së vecantë.
Ndonëse siguria i është besuar një kompanie
shtetërore, rojet e objekteve punësohen në bazë të një shumë prej 500 mijë lekësh. Gazetaret e emisionit ‘
Stop’ kanë arritur të sigurojnë punë brenda ambienteve të
institucionet dhe kanë hyrë brenda duke kaluar çdo pengesë deri në zyrën e drejtorit.
Kështu kompania
shtetërore e sigurisë së institucioneve duket se nuk i jep aspak rëndësi aftësisë së personave dhe si mund të fitohet fare lehtë një vend pune me para të dhëna nën dorë.
Shtuar më 07/09/2020,
ora 21:29