Skandali / 50 spiunë të ISIS të punësuar në aeroportin e Brukselit?
Në personelin e aeroportit te Brukselit, "Zaventem", ka simpatizantë dhe spiunë të ISIS, që janë dërguar muaj më parë për të testuar shkallën e sigurisë në këtë aeroport.

Akuza vjen nga policia e aeroportit, e cila i ka shkruar një letër të hapur autoriteteve në vend, raporton "Het Belang Van Limburg".

Sipas policisë, janë të pakën 50 përkrahës të ISIS-it, pjesë e stafit të "Zaventem".

Njerëz të tillë janë të njohur sepse kanë qenë më parë në Siri dhe janë kthyer. Ata punojnë në sektorin e bagazheve, në atë të pastrimit dhe në Duty free, shkruhet në letrën e shërbimeve të sigurisë së aeroportit.

Sipas tyre, ata "kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesën e sigurisë, por askush nuk i ka dëgjuar".

Më 22 mars ky aeroport u trondit nga dy sulme terroriste që lanë disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori