Shpresat e Shqipërisë triumfojnë ndaj Sllovenisë dhe ngjiten në vendin e 2

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë ka fituar 2-0 ndaj Sllovenisë, falë golave të shënuar në pjesën e dytë për ndeshjen e Grupit G të eliminatoreve  Euro 2023.

Bernard Karrica shënoi golin e parë në minutën e 53-të, tjesa Armando Dobra në minutën e 58-të dyfishoi shifrat

Në minutën e 95-të, portieri i Shqipërisë, Angjelo Tafas ndali penallti.

Me këtë fitore, Shqipëria del e dyta në grup me 9 pikë, aq sa ka edhe Çekia e vendi të parë, por me një ndeshje më pak të luajtur. /albeu.com/

 


Shtuar 11.10.2021 20:48