Skandaloze! Denoncimi: I dhashë sanitares 8 milionë lekë, nëna vdiq nga COVID-19 (VIDEO)
Një skandal i madh u publikua sonte në emisionin investigativ “Stop”, ku punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid2, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

Vajza e një zonje, e cila humbi betejën me Covid 19, ka denoncuar këtë rast të rëndë me zë dhe figurë, ku shprehet se personeli mjekësor i ka marrë disa milionë lekë të vjetra për t’i shërbyer nënës së saj.

Por pavarësisht kostos dhe shpenzimeve të larta, nëna e vajzës rrinte pa ujë dhe ushqim, në mënyrë që të mos e ndërronin, pasi ajo vetë nuk ngrihej nga krevati.

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë, në një institucion shtetëror dhe aq më tepër në spitalet Covid, ku pandemia po shfrytëzohet nga stafi për biznes.

Videon e plotë e gjeni më poshtë.

Shtuar më 12/01/2021, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori