''Skandal me tenderin e respiratorëve'', reagon Manastirliu: Aparaturat do të vijnë në maj
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook dha paraditen e sotme lajmin që kanë mbërritur në vendin tonë 5 respiratorë.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje me një kompani për 54 respiratorë. Sot kanë mbërritur 5 të tillë që janë instaluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose siç quhet ndryshe “Covid2”. Pjesën tjetër të respiratorëve pritet të vijë në këtë kohë”- tha Manastirliu.

Çfarë do të thotë në këtë kohë?– e pyeti moderatorja e emisionit “Open”

“Flasim gjithmonë për muajin prill. Në fund të prillit ose në fillim të majit pritet të vijnë dhe 50 respiratorë të tjer딖 tha Manastirliu.

Doktori Petrit Vargu ka bërë më herët një deklaratë të fortë ku shprehet se shteti mashtron me tenderin e respiratorëve teksa pohon se ministrja e Shëndetësisë tregoi se janë dyfishuar por jo numrin e tyre.

Sipas tij, në bazë të kontratës sot duhej të vinin 20 respiratorë por erdhën vetëm 5 ndërsa shton se firma ka deklaruar numrin e parë dhe duhet të ndiqet penalisht.

“Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetinShenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens, nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient”, shkruan Vargu teksa shton më tej se firma shqiptare është marrë me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekësore në QSUT në momentin kur Enkelejd Joti është bërë drejtor i QSUT-së.

Reagimi i plotë:

SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhen. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda ,pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope. Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix. Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens, nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe. Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.
Shtuar më 02/04/2020, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori