Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për maturantët, 24% u vlerësuan me notën 10

Rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj kanë dalë për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testimit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije në një postim në Facebook se kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.

Rezultatet i gjeni Këtu

REAGIMI:

Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!


Shtuar 10.06.2023 16:28