Aksidentohet Arnold Schwarzenegger, si paraqitet gjendja shëndetësore e aktorit

Arnold Schwarzenegger thuhet se është përfshirë në një aksident me makinë.

Aktori i famshëm ishte duke lëvizur në West Los Angeles të dielën në mëngjes, kur një çikliste hyri papritur në korsinë e tij, dhe u përplas me makinën e tij para se ai të mund të frenonte.

Sipas TMZ, tre dëshmitarë konfirmuan ngjarjen.

Çiklistja është dërguar menjëherë në spital, ku i është dhënë ndihma e parë.

Mësohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje raportojnë se aktori dyshohet se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen.

Në fakt, menjëherë pas aksidentit ai e çoi biçikletën në një dyqan lokal për riparim./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 14:00