Skandal! Grabitet depoja e armëve në Pashaliman
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se është grabitur depoja e armëve gjatë natës.

Bilanci i vjedhjes raportohet të jetë, tre armë automatike, ndërkohë mësohet se janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje të paprecedentë në historinë e ushtrisë shqiptare.

Sipas burimeve roja përgjegjës nuk ka qenë në vendin e punës në kohën kur ka ndodhur ngjarja. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori