Skandal / Charlie Hebdo tallet me fëmijën e vdekur sirian

Karikatura e palestinezit
Revista franceze satirike "Charlie Hebdo" nuk ka të sosur me talljet e saj.

Këtë herë revista ka "vendosur" të tallet me djalin e vogël Alan, i cili gjetu vdekjen brigjeve të Turqisë.

Në karikaturën e Charlie thuhet " Çfarë do të ishte bërë Alan kur të rritej? Ai do të ngacmonte femrat gjermane".

Kjo "blasfemi" që i referohet ngjarjeve te fundit që ndodhen në Gjermani ne ditet e vitit të ri ku refugjataët ngacmuan femrat vendase, ka nxitur reagimin e shume karikaturistëve te botes arabe madje dhe te vete mbretëreshës Rania të Jordanisë.

Mbretëresha tha se Alan kur të rritej do të bëhej një mjek i mirë ose baba shembullor. Ajo e paraqiti idenë e saj përmes një karikature.

Ndërsa karikaturisti palestinez Hani Abaz paraqiti një karikaturë, ku shprehej mesazhi se "Charlie po e rivret Alain". /Albeu.com/
Shtuar më 16/01/2016, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori