Koronavirusi arrin në Kosovë? Dalin analizat dhe shuhen të gjitha dyshimet
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është shtruar një paciente, e cila mund të jetë e prekur nga koronavirusi. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ.

Lajmin e ka konfirmuar vet QKUK në një njoftim.

Rezultati i pacientes është negativ për coronavirus!”, thuhet në postim.

Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Shtuar më 08/02/2020, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori