"S’ka bërë vaki të shkojnë në hotele me 5 yje", gafën para Sakos e paska bërë Rama
Deklarata e kryetares së bashkisë së Durrësit Valbona Sako për ABCNews se të prekurit nga tërmeti po rrinin në hotele me pesë yje dhe sipas saj një gjë të tillë në përditshmërinë e tyre do të ishte e pamundur, shkaktoi jo pak rrëmujë në rrjet.

Dhe në fakt me të drejtë. Sako dha dorëheqjen ditën e djeshme duke ngritur dyshime se cila ishte arsyeja e vërtetë e kësaj dorëheqjeje, gafat apo një tjetër lojë politike.

Ama në rrjet ka qarkulluar një tjetër video ku kuptohet qartë se ku e ka marrë Sako idenë e hotelit me pesë yje dhe ai është vetë kryetari i qeverisë, Edi Rama.

“Këtu është vëmendja e qeverisë se po të mos kishte vëmendje, do ishit akoma në shi dhe në çadër. Nuk është se nuk kanë ndodhur këto gjëra më përpara, por nuk ka bërë vaki ndonjëherë që njerëz të prekur nga fatkeqësitë të vijnë në hotele me pesë yjë”, u thotë Rama disa prej banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë në një hotel në Durrës. /albeu.com/

Shtuar më 02/12/2019, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori