Sjellja skandaloze me Jill Biden, Melania mban fjalimin e lamtumirës (VIDEO)
Ish-zonja e parë, Melania Trump mbajti fjalimin e saj të lamtumirës të hënën me një mesazh në Tëitter, ku ajo lavdëronte anëtarët e ushtrisë dhe zbatimin e ligjit dhe nxiste çdo amerikan të "zgjidhte dashurinë" mbi urrejtjen.

Zonja Trump gjithashtu falenderoi profesionistët e kujdesit shëndetësor për punën e tyre duke luftuar me koronavirusin dhe tha se ajo ishte "prekur nga fëmijët" që ajo vizitoi në spitale.

"Jam përulur që kam pasur mundësinë të përfaqësoj një komb me njerëz kaq të mirë dhe bujarë," tha zonja Trump.

Zonja Trump, drejt fundit të fjalës së saj, tha: “Të përqendrohemi në atë që na bashkon. Të ngrihemi mbi atë që na ndan. Të zgjedhësh gjithmonë dashurinë ndaj urrejtjes, paqen mbi dhunën dhe të tjerët para vetes ”.

Mesazhi i saj vjen fill pas sjelljes së paedukatë ku nuk pranoi t'i bënte turin Jill Biden, zonjës së parë së ardhshme.

Shtuar më 19/01/2021, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori