Temperatura të nxehta deri në këtë datë, meteorologia: Çfarë premton moti në fundjavë dhe javën e ardhshme

Pas natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, sonte në darkë dhe çdo mbrëmje që vjen do të jetë më e nxehtë.

Ndërsa mesditët që nga dita e djeshme janë rikthyer të nxehta. Do të nxehen më shumë sot dhe aq më tepër në fundjavë e deri të martën tjetër, që përkon me datën 26 korrik kemi temperatura mjaft të larta.

Për fat të mirë në vendin tonë temperaturat nuk do të kapin maximunin që është kapur në Francë apo gadishullin iberik.
Konkretisht dita e sotme shënon 2 gradë rritje në mesditë dhe maksimumi arrin 36 gradë celcius. Kryesisht Berati dhe Gjirokastra do të shënojë këto vlera maksimale.

Era, ndryshe nga një ditë më parë që ishte e fortë, gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht mesatare.

Meteorologia Tanja Porja ben me dije se nga e shtuna deri në fillimin e javës tjetër kemi pak a shumë të njëjtën tablo sinoptike, me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Reshjet rrezikojnë shumë pak zonat lindore gjatë pasdites së të dielës.

Vlerat minimale do të pësojnë një rritje të lehtë nga nesër, dhe më pas qëndron konstante për ditët në vijim. Ndërsa maksimumet do të kenë një rrije të lehtë deri të dielën dhe e hëna sjell 2 gradë më shumë.

Të hënën presim një ditë shumë të nxehtë, me temperaturën maksimale 39 gradë celcius dhe pa reshje./albeu.com/