Situatë alarmante në liqenin e Ohrit, bie ndjeshëm niveli i ujit
Ishuj të vegjël u shfaqën në brigjet e LiqenitOhrit, në vende të cilat më herët ishin nën ujë. Kjo situatë është rezultat i uljes së vazhdueshme të nivelit të liqenit për më shumë se një muaj, paralajmërojnë ambientalistët.

Niveli i liqenit, sipas Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike, aktualisht është 693.13 metra mbi nivelin e detit, që është 15 deri në 20 centimetra nën mesataren për këtë muaj, dhe katër centimetra nën lartësinë e lejuar natyrore prej 693.17 metra, të vendosur nga Marrëveshja Bilaterale me Shqipërinë. Ambientalistët thonë se nuk duhet të bëhen më lojëra me liqenin.

Liqeni i Ohrit nuk është një akumulim ose rezervuar për furnizimin e hidrocentraleve në Maqedoni dhe Shqipëri me ujë për prodhimin e energjisë elektrike”, deklaroi Trajçe Taleski, Instituti i Hidrobiologjisë Ohër.

Çdo ulje në nivelin e liqenit ka një ndikim negativ në speciet bimore dhe shtazore që jetojnë në të, thonë biologët. Niveli i ulët gjithashtu shkakton probleme për pronarët e anijeve të ndryshme.

“Unë e shoh situatën dhe niveli vërtet ka rënë . Anijet nuk mund të ndalen … ”
“Nga normalja ka rënë saktësisht një metër. Unë e ndjek këtë vite me radhë. Unë jam 50 vjeç. Do të ulet edhe më shumë. Askush nuk mban llogari për këtë”.

Sidoqoftë, nga kompania e energjisë elektrike thotë se rënia e nivelit të LiqenitOhrit në periudhën e kaluar ishte brenda kufijve të lejuar.

“Gjatë shtatorit, u bë shkarkimi i shtuar i ujit nga Liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, në interes të lehtësimit të aktiviteteve për heqjen e më shumë se 100,000 m3 rërë dhe materialit tjetër në derdhjen e Drinit …”, thonë nga ESM.

Në vitet e fundit, liqeni shpesh ka pasur lëvizje poshtë ose lart. Arsyeja më e zakonshme janë kushtet e motit, përkatësisht periudhat e thata ose shkarkimi i ujit në Drinin e Zi./Alsat/
Shtuar më 08/10/2020, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori