Situatë alarmante në Lezhë e Himarë, dallgët i afrohen banesave (VIDEO)
Dallgë gjigande dhe furtuna kanë pushtuar ditën e sotme Himarën.

Të tilla pamje si këto janë janë rregjisturar edhe në Bregdetin e Tales në Lezhë.

Sipas ekspertëve kjo situatë është pasojë e stuhisë detare dhe baticës. Ndërsa banorë të Himarës që kanë postuar pamjet në rrjetet sociale e lidhin edhe me investimin sipas tyre të gabuar për shëtitoren e qytetit.

Uji i detit mbuloi të gjithë brezin e rërës duke avancuar rreth 50 metra në brendësi të tokës.

Në disa zona niveli i ujit arriti 50 cm dhe u është afruar banesave e bizneseve duke rrezikuar përmbytje.

Situata e krijuar në të dy zonat, po monitorohet nga drejtuesit vendore dhe përfaqësues të emergjencave në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se do të jetë nevoja.






Shtuar më 13/11/2019, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori