Situatë alarmante në det, çfarë paralajmërohet për ditët në vijim
Drejtori e Përgjithshme detare ka bërë një reagim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e mjeteve lundruese dhe portet që në ditët në vijim do të ketë detë të trazuar.

Njoftimi:
“Kujdes moti ne det serish përkeqesohet dhë për këtë arsye:

Drejtoria e Pergjithshme Detare informon lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe diten e hene 11 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-JugPerendim forca detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur.

Te gjithe subjektet qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise.

Siguria juaj eshte e rendesishme per ne!”. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori