Situata është kritike, Manastirliu ben gati dy spitale të tjerë COVID
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se qeveria po përgatitet për çdo situatë në varësi të ecurisë së epidemisë në Shqipëri, ndaj po rriten kapacitetet njerëzore për spitalet Covid3 dhe Covid4.

Duke vënë theksin tek sjellja dhe ndërgjegjësimi individual i qytetarëve për të ruajtur distancimin dhe mbajtjen e maskës, Manastirliu tha se “s’ka më normalitet të vjetër, ka një normalitet të ri që na detyron të jetojmë me rregulla”.

Duke folur për situatën në spital, ministrja tha se nga virusi “po vuajnë më shumë se 120 qytetarë në dy spitalet, po marrin trajtim spitalor ku për fat të keq dhe pas përpjekjeve të mjekëve 112 qytetarë kanë humbur jetën e s’ja kanë dalë ta fitonin betejën, më shumë se 1600 qytetarë janë aktualisht të prekurt aktive dhe të izoluar”.

“Kemi 4 struktura për trajtimin e pacientëve me Covid, dy spitale që funksioniojnë parapërgatitemi që të hapemi dhe covid 3 ish kirurgjitë në QSUT dhe më pas dhe Covid 4 që është struktura e bërë gati në kohën rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Struktura ka të gjitha materialet e nevojshme për të pritur pacientët si spital karantinë që është me 100 shtretër.

Nuk do mjaftohemi me kaq por po rrisim kapacitetet. Burimet njerëzore janë të fundme, mund të kesh aparutar por nëse ske urime njerëzore është problem ndaj po punojmë për rritjen e kapaciteteve njerëszore, skuadrave rezervë që të përgjigjemi cdo situate.

Ne jemi duke u përgatitur për cdo situatë, nuk është mirë të sprovojmë në kufijtë e sistemit shëndetësor epideminë, kjo varet nga ne të gjithë, nga bashkëpunimi i qytetarëve për të zbartuar rregullat e thjeshta sduhet të lejiojmë virusin të fitojë terren, ai fiton nëse njerëzit e lejojnë ndaj duhet vijuar. Në javën e funduit k a pasur përmirësim e ndërgjegjësim për të ruajtur distancimin social dhe mbajtjen e maskave,
por nuk mjafton se ka ende raste të identifikuara që nuk i zbatojnë masat. Maska dhe distancimi social janë të detyrueshme.

Duhet të kuptojmë se s’mund të kemi një polic e inspektor pas cdo qytetari.
Ndaj duhet sakrificë dhe përgjegjësi individuale për të bërë ato veprime të thjeshta që ndikojnë në uljen e përhapjes së infeksionit”, u shpreh ministrja e Shendetesise.

Ministrja i është përgjigjur edhe akuzave politike duke theksuar se nuk është koha që të bësh politikë me virusin.

“Nuk jemi vonë, duhet të përfitojmë nga cdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren. Për fat të keq ka dhe nga ata që unë i them mjek të politikës e politikanë të mjekësisë, qe e shfrytezojne situaten për të bërë politikë me virusin. S’mund të bëhet politikë me virusin, mjekët që punojnë në dy spitalet e dinë mirë se cfarë po shohin e po përjetojnë familjarët e atyre të prekurve e dinë mirë cfarë po përjetojnë që rrinë poshtë spitalit për të pritur një lajm nga i afërmi i tyre,.

Nuk është vonë për të bërë atë që kërkohet, nga ata mjekë të politikës nuk kërkohet shumë se kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin e sistemin shëndetësor nuk bënë asgjë”.
Shtuar më 20/07/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori