Situata e rënduar në Kakavijë, ushtria dërgon ujë dhe ndihmë mjeksore
Pas situatësrënduar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC-së Haki Cako janë nisur drejt Kakavijës.

Ata kanë mbërritur në Kakavijë për rreth 90 minuta, e do të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë në afërsi të Kakavijës.

Aty pritet të mbërrijë edhe automjeti i posacëm me 10 mijë litra ujë.

Drejt Kakavijës gjithashtu janë nisur edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Shtuar më 14/08/2020, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori