Simulimi epik i dyshes Busquets-Cillessen, po bën namin në rrjetet sociale (VIDEO)
Barcelona humbi në transfertë 2-1 ndaj Levantes në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit. Por për të rikthyer humorin tifozëve të Barcelonës, ka menduar dyshja Sergio Busquets-Jasper Cillesen.

Mesfushori i cili në këtë sfidë u aktivizua si qëndërmbrojtës dhe portieri holandez në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, pas një goditjeje këndi në favor të Levantes kanë simuluar aq keq saqë rrëzimet e tyre në tokë po bëjnë namin në rrjetet sociale.

Edhe pse vetëm se janë prekur nga futbollisti Levantes, Busquets dhe Cillesen janë lëshuar plotë forcës drejt tokës sikur të ishin shtypur nga një tren, duke bërë të qeshin të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

E bukura qëndron te fakti se si Busquets ashtu edhe Cillesen janë rrëzuar njëkohësisht dhe pa e parë njëri-tjetrin.
Shtuar më 11/01/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori