Ancelotti tregon se çfarë preferon të bëjë gjatë karantinës

Carlo Ancelotti, njeriu në krye të stolit të Everton, ka treguar se cili është aktiviteti i tij i preferuar në kohën e karantinës.

Britania e Madhe po përballet me një krizë të madhe të shkaktuar nga koronavirusi dhe aktivitetet sportive dhe grumbullimet e mëdha janë anuluar.

Por, qytetarët kanë akoma disa gjëra në dispozcion për t’i bërë. Ancelotti ka treguar se çfarë bën ai, duke zbuluar se shetitjet me biçikletë janë të preferuarat për të.

“Kur jam në punë nuk kam kohë për këtë, kështu që kam probleme me gjunjët. Unë po provoj të shfrytëzoj këtë kohë për gjunjët. Më pëlqen zëri i biçikletës sime”, ka thënë Ancelotti.

“Kam takuar disa tifozë që bënin shetitje me biçikleta, sigurisht, nga distanca. Në Itali nuk lejohet kjo gjë”, ka shtuar trajneri italian.

Britania e Madhe tashmë është në mesin e vendeve më të prekura nga Covid-19, së bashku me Italinë dhe ShBA-t


Shtuar 12.04.2020 07:53