Silvi Bardhi: Kur Berisha dha dorëheqjen, dita më e rëndë në karrierën time (VIDEO)
Pëlqej
Koordinatorja e PD-së, Silvi Bardhi, gjatë një interviste është ndalur tek përjetimet kur Berisha ka dhënë dorëheqjen, duke e cilësuar si ditën më të rëndë në karrierën e saj.

“Ishte dita më e rëndë në karrierën time”, është shprehur ajo. "Nuk e kam kthyer asnjëherë kokën pas, por kam vazhduar me mundësitë e mia të ecë përpara me PD-në, në çdo kohë.

Nuk u lëkunda as në çastet më të dhimbshme, pas dorëheqjes së Doktorit dhe humbjes së zgjedhjeve. Vazhdova dhe do të vijoj të bëj të njëjtën gjë, besoj derisa të kem frymë”.

Sipas saj, përkushtimi dhe serioziteti, e bëjnë atë rezistente në pozicionin e punës. “Është e lindur, besnikëri ndaj eprorit e sidomos kur kemi të bëjmë me Partinë Demokratike, parti e vlerave të larta njerëzore dhe intelektuale.

Edhe sot me kryetarin Lulzim Basha, përkushtimi është me intensiv, teksa ndjekim vizionin e tij për ringritjen e fuqishme të partisë”, ka deklaruar ajo për “Summer Pages”. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori