"Sikur po rrit Sulltaneshë", Olta Boka revoltohet keq me ndjekësen (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme një incident i ka ndodhur këngëtares Olta Boka, e cila pa dashje ka publikuar një video të Gaias, vajzës së saj, në Instastory. Ajo ka treguar se po bisedonte me kushërirat e saj dhe pa vetëdije e ka hedhur në këtë rrjet social videon.

Shumë e penduar nga ky veprim, ajo ka kërkuar që personat të cilët e kanë parë dhe gazetarët mos ta përdorin këtë moment që e cilëson “delikat”.

“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes, për sa kohë që kam vendosur mos ta nxjerrë vajzën në rrjetet sociale.”- ka shkruar ndër të tjera Olta.

Dhe sigurisht pati mirëkuptimin e mediave, por si duket janë fansat ata që nuk e kanë kuptuar.

Olta ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një ndjekëseje që i shkruan e revoltuar se përse e fsheh vajzën e saj.

“Se di si ke zemër dhe thua kështu për një postim që e ke bërë për evladin tënd. A je more ti normal që thua mu thanë duart se e postova një video me vajzën? Tmerr çfarë nëne i thua vetes, a mos je duke rritur ndonjë sulltan a sulltanesh që nuk dëshiron ta postosh? Figurat më të njohur botërore postojnë fëmijët e tyre. Po të isha afër do t’i bëja hundët përshesh.”- është ky mesazhi i fanses dhe revolta e saj e pavend.

Megjithatë, Olta nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje publike. Ajo shkruan në postimin e saj:

“Ja pse nuk e postoj evladin tim. Prej njerëzve si puna jote që s’di ku e kanë zemrën. Ta paskam zili prindërimin, por ti hallin Sulltaneshës time mos ja qaj hallin. Do ketë gjithmonë një mama që do e mbrojë prej teje dhe specieve të tjera si ti. Fundja të dyja duart për një kokë janë dhe aty kupton pastaj çfarë do të thotë “hundët përshesh” ti e paedukatë që e quan veten nënë më të mirë se unë.”

Prej rreth 5 muajsh Olta po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë. Në muajit korrik, ajo solli në jetë Gaian, vajzën e saj të parë.

Këngëtarja nuk i kursen fotot e videot me të voglën e saj dhe sigurisht ndan këshilla me ndjekëset e saj nëna, ose që do bëhen nëna.

Mirëpo, ajo ka preferuar që të mos e zbulojë portretin e të bijës në rrjetet sociale e sigurisht ka gjithë mirëkuptmin e fansave.

Shtuar më 05/12/2020, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori