Sigurimet, Veliaj: Në bëni hile, do penalizoheni
Pëlqej
Gjatë një takimi me të rinjtë në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj ka pranuar se qeveria nuk ka kapacitetin fizik, për të kontrolluar bizneset apo ndërmarrjet në lidhje me deklarimin e punonjësve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka thënë se "Nëse doni të keni një pension të merituar pas 40 vitesh, atëherë duhet të këmbëngulni vetë, pasi qeveria nuk i ka kushtet të kontrollojë një për një çdo firmë".

“Sot ne kemi të rregjistruar në Shqipëri rreth 700 mijë vende pune, që janë të formalizuar. Gjykojmë në fakt që ka një pjesë të madhe të ekonomisë, 30% që është në të zezë.

I gjithë Inspektoriati i Punës në Shqipëri, ka më pak se 100 vetë. Kjo do të thotë që fizikisht është e pamundur që të caktojmë një polici punësimi çdo ndërmarrje apo biznesi familjar, që nuk deklaron.

Kështu që parimi është që do bëjmë një shtet policor, apo të ndërtojmë formula që i bën njerëzit të punësojnë”, deklaroi ai. Sipas Veliajt, me skemën e re të pensioneve, kush mashtron, bën hile apo deklaron më pak seç merr, do të jetë ai që do të ndëshkohet kur t’i vijë mosha e pensionit.

“Ne i thame njerëzve, doni të bëni hile po ua themi që tani, 40 vjet para se të dilni në pension. Pas 40 vitesh do bëhet nje llogari e bilancit të jetës tuaj. Nëse do bësh hile, i vetmi që do penalizohesh do jesh ti. Pra formula e re thotë: Shuma e pensionit eshtë një pension social, plus vitet e tua të punës si përqindje të pagës mesatare ndër vite.

Kjo do të thotë se nëse deklaron pak vite më pak, do të jetë pensioni, nëse deklaron një rrogë më të ulët me pak pension për ty. Por nga ky moment shteti ka hequr dore duke bërë “baby sitter”, dhe duke i trajtuar njerëzit si të vegjel.

Njërëzit janë inteligjente dhe një që ka pak shkollë e kupton që shumëzimi i viteve të punës me rrogën jep pensionin”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori