Ka shkaktuar një tërmet të vërtetë vendimi i pesë gjyqtarëve të
Apelit për t'i mundësuar Dritan Dajtit gjykim të shkurtuar, i cili e çon atë në një dënim maksimumi 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009 në Durrës.
Nëse përllogaritet edhe paraburgimi, në të cilin Dajti gjendet prej shumë vitesh, në rastin më të keq ai del nga burgu brenda një periudhë 7-8 vjeçare.
Por, kush janë
gjyqtarët që lehtësuan Dajtin dhe si votuan ata?
Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së
Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita
Hoxha e
Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e
Apelit Shkodër.
Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy
gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të
Apelit në Vlorë.
Pro gjykimit të shkurtuar, rrjedhimishte dhe lirimin e Dajtit brenda pak vitesh kanë votuar
Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita
Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.
Ky vendim ka shkaktuar mjaft debate në vend me reagime që erdhën nga zyra e BE në Tiranë si edhe vetë qeveria, ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka apeluar atë. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019,
ora 12:32