"Si vaji për kapsllikun", cili do ishte më i volitshëm për Rusinë: Trump apo Biden
Në një kohë kur në SHBA pritet me ankth fituesi i zgjedhjeve presidenciale, e ku Joe
Biden shihet me një këmbë në “Shtëpinë e Bardhë”, interesi për emrin e ri të presidentit amerikan është shumë i madhë në të gjithë botën.
Një prej shteteve që është duke qendruar në heshtje, e padyshim duke pritur emrin e ri të ”rivalëve” është edhe
Rusia. BBC shkruan se në këto zgjedhje
Rusia i ka pasur pritshmëritë të ulëta.
“Për Rusinë, zgjedhja mes
Trump dhe
Biden është si zgjedhja mes dy llojeve të ndryshme të vajit të ricinit”, shkruante një media në Moskë. Sjellim në vëmendje se një nga përdorimet mjekësore më të njohura për vajin e ricinit është si laksativ natyral (ndihmon jashtëqitjen), duke ndihmuar në pastrimin më të mirë të zorrëve, duke lehtësuar kapsllëkun e përkohshëm
Nuk ka asnjë dyshim se mes
Trump dhe
Biden, Kremlini do të zgjidhte si “ilaç” të parin.
Trump asnjëherë nuk e ka kritikuar Valdimir Putinin dhe ka bërë thirrje për lidhjen e marrëdhënieve të ngushta me Moskën. Nga ana tjetër, Joe
Biden është më kritik ndaj Kremlinit. Prandaj ekziston frika se një presidencë me në krye Joe
Biden do të thotë më shumë sanksione për Rusinë.
Moska duket sikur po qëndron në një anë dhe nuk i interesojnë zgjedhjet amerikane, por mediat në fakt kanë qenë më shumë dashamirëse ndaj
Trump.
Por a do të ndryshojë kjo gjë?
Një gazetë qeveritare kishte disa vlerësime për kandidatin e demokratëve sot. “Ndryshe nga
Trump i prirur nga agresiviteti,
Biden ka marrë një pozicion dukshëm më neutral”.
“A është
Biden kaq i tmerrshëm?”, pyeste një tjetër media ruse. Ky ndryshim toni ka bërë BBC-në të shtrojë një pyetje interesante: A po pret
Rusia të fitojë
Biden?
Shtuar më 06/11/2020,
ora 12:08