Si u fsheh ndalimi i Panajot Barkas, futi në Shqipëri 20 libra për "Vorio Epirin"
Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës, shkruan Faxweb.al.

Ndalimi i tij është bërë pasi Barka mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për “vorio epirin”, ndërsa librat do të futeshin në Universitetin e Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se librat u sekuestruan dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë. Ndërkohë që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos e raportuar as ndalimin e përkohshëm të Barkës dhe as sekuestrimin e librave.
Shtuar më 16/12/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori