Si u eliminua diktatori Çaushesku së bashku me të shoqen (FOTO LAJM)

Revoltat kundër diktatorit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku e shtynë këtë të fundit dhe gruan e tij, Elenën të largoheshin me shpejtësi nga Bukureshti më 22 dhjetor të vitit 1989.

Por pavarësisht tentativës së tyre për shpëtim, çifti u kap nga policia lokale në Tërgovishte. Një gjyq i shkurtër u zhvillua në 24 dhjetor ndërsa në fund të tij Elena dhe Nikolae Çaushesku u ekzekutuan.

Ish- paraushtaraku Jonel Boeru kujton ditën kur vrau diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku dhe gruan e tij Elena Çaushesku. Në një intervistë për “Mirror”, Boeru tha se ishin 29 plumbat e dalë nga AK-47 e tij, që vranë diktatorin dhe gruan, Elena-n.

Kapiteni rrëfeu se tirani 71- vjeçar ishte veshur me stil dhe vinte erë e rëndë solucioni pas-rroje.

“Fjalët e fundit të Çausheskut ishin: Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë- të pavarur dhe të lirë,” tha Boeru.

Ai shtoi se Elena Çaushesku mbante erë të keqe.

Fjalët e saj ishin krejt të ndryshme. “Ajo i ulëriti një ushtari: Ti shkërdhatë!”

Ishte koha kur Perdja e Hekurt kishte nisur të binte në Evropën Lindore me disa revolucione paqësore. Çauseshku urdhëroi trupat që të qëllonin mbi protestuesit. Më shumë se 1100 njerëz u vranë në tre javë, përpara se tirani të rrëzohej pas 22 vitesh drejtim./ Top Channel
Shtuar më 15/12/2019, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori