Si u ekzekutua Fatos Ferracaku, Prokuroria sekuestron kamerat e sigurisë
Prokuroria e Shkodrës, raportohet se ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku u bë ekzekutimi mafioz i Fatos Ferracakut në Shkodër.

Sipas asaj që raportohet nga Prokuroria nga pamjet filmike, ditën e 14 nëntorit pranë pazarit të Shkodrës shihet një motor i bardhë që u afrohet viktimës, Fatos Ferracku dhe të plagosurit, Fatmir Mehaj.

motor kanë qënë dy persona të dy të mbuluar me skafando në kokë, gjë e cila e bën shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motori dhe pasi i afrohet objektivit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.

Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motori i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”.

Fatos Ferracaku u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa i plagosur mbeti edhe miku i tij, Fatmir Mehaj.

Pas ekzaminimit, rezultoi se Ferracaku kishte 7 plagë hyrëse dalëse në kokë, trup e në krahë. Kurse Mehaj kishte marrë dy plagë në kofshë dhe në këmbën e djathtë.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje 10 persona por megjithatë ende nuk ka asnjë shenjë nga autorët e ngjarjes.

Pista që po hetohet lidhet me dyshimet se Fatos Ferracaku ka pasur dijeni për konfliktet e kushëririt të tij, Arjan Ferracaku. Ky i fundit u vra po në Shkodër, më 1 shtator të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2018, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori