"Si u bë Shkëlzen Berisha pronar i pronave milionëshe në Gërdec?"
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas skandalit të fundit ku thuhet se Shkëlzen Berisha ka marrë një kredi 1.8 milionë euro, me një skemë të dyshimtë.

“Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike.

Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit.

Zeni nxorri sot Saliun të merrej me një Zyrë Poste në Librazhd, ku ndahet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

Çështja është e thjeshtë:

Shkëlzen Berisha ka marrë nga banka kredi 1.8 milionë euro me kolateral pronat e krimit makabër në Gërdec. Si u bë Zeni pronar i atyre pronave milionëshe?!

Bashkangjitur edhe akti i shit-blerjes.

Kush ëndërroi apo u zhgënjye se Berishët dhe Lulat ia hodhën pa u përballur me drejtësinë, e ka shumë gabim. Në ditët në vijim një kallzim i plotë për këtë skemë pastrimi parash korrupsioni.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK të hetojnë çdo dosje korruptiv”, shkruan Balla.
Shtuar më 24/07/2020, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori